Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën e grupeve kualifikuese për Euro 2019 U-21 që do të zhvillohet në Itali dhe San Marino. Ndeshjet e para kualifikuese në grupe do të luhen në fund të marsit, rreth tre muaj para fillimit të fazës finale të Euro 2017 U-21 në Poloni.
Italia kualifikohet drejtpërdrejtë si vend organizator ndërsa bashkëorganizatorja San Marino duhet të kualifikohet nëpërmjet ndeshjeve në grupe. Këtë radhë bëhet fjalë për një numër rekord skuadrash pjesëmarrëse, plot 54, sëbashku me Kosovën dhe Gjibraltarin që marrin pjesë për herë të parë në ndeshjet kualifikuese. Nëntë fitueset e grupeve shkojnë automatikisht në fazën finale të Euro 2019. Katër të dytat që arrijnë të marrin rezultate më të mira kundrejt vendit të tretë, të katërt dhe të pestë në grupin e vet, shkojnë në play-off dhe do të zhvillojnë dy ndeshje (vajtje-kthim) për të vendosur dy të kualifikuarat e fundit.
Ja dhe ndarja e skuadrave në grupet kualifikuese:
Grupi 1: Republika Çeke, Kroacia, Greqia, Moldavia, Biellorusia, San Marino
Grupi 2: Spanja, Sllovakia, Islanda, Shqipëria, Estonia, Irlanda e Veriut
Grupi 3: Danimarka, Polonia, Finlanda, Gjeorgjia, Lituania, Ishujt Faroe
Grupi 4: Anglia, Holanda, Ukraina, Skocia, Letonia, Andorra
Grupi 5: Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda, Azerbajxhani, Kosova
Grupi 6: Suedia, Belgjika, Turqia, Hungaria, Qipro, Malta
Grupi 7: Serbia, Austria, Rusia, Maqedonia, Armenia, Gjibraltari
Grupi 8: Portugalia, Zvicra, Rumania, Uellsi, Bosnia, Liehtenshteini
Grupi 9: Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu
Datat e ndeshjeve për fazën e grupeve kualifikuese janë:
20-28 mars 2017
5-13 qershor 2017
28 gusht-5 shtator 2017
2-10 tetor 2017
6-14 nëntor 2017
19-27 mars 2018
3-11 shtator 2018
8-16 tetor 2018
Play-off
12-20 nëntor 2018