INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria ul kriteret për në universitete! Ekspertët, fqinjët kanë kërkesa të rrepta[VIDEO]

Publikuar më: 14:16 16-04-2018

Ekspertë e shohin me skepticizëm ndryshimin, që do të ndodhë vitin e ardhshëm për t'u pranuar në universitete. Ata thonë se një provim më pak me zgjedhje nga dy që mbahen aktualisht do të bëjë, që edhe maturantë shumë të dobët të bëhen me diplomë. Eksperti Ndriçim Mehmeti thotë se në shtetet pranë nesh përzgjedhja e maturantëve për në universitete ka kritere shumë të forta dhe rendit disa nga to.
“Italia ka përzgjdhje të fortë, Greqia ka një provim shumë të vështirë mbarëkombëtar. Mali i Zi e ka dy plus dy, ndërsa në Zvicër është me 6 lëndë dhe diplomën e maturës e marrin nga Kolegji i profesorëve. Franca dhe Spanja kanë 5 dhe 6 provime,” sqaroi për IN Tv, Mehmeti.
Po problemi sipas ekspertit Mehmeti do të jetë më i madh për maturantët shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit, pasi provimet e pakta në vendin tonë do ti penalizojnë. Ai tregon dhe një rast konkret.
“Gjermanët kanë patur për studentët shqiptarë një vit parapërgatitor kur matura këtu ishte e panjëhësuar. Më pas e hoqi, se matura jonë krijoi besueshmërinë e vetë. Po tani ata do ta vënë në dyshim se do thonë me kaq pak arritje dhe mund ta vënë prapë këtë kriter. Po a i interson familjeve shqiptare që të paguajnë për studime një vit më shumë,” tha Ndriçim Mehmeti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035347938537598