INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria vend i lirë në botë për internet, po në rajon...[VIDEO]

Publikuar më: 12:41 27-11-2017

Në një listë me 196 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 42 në botë për internetin më të lirë ku dhe me çmimi mesatar është afro 33 dollarë në muaj për paketë interneti me brez të gjerë, pra që përfshin dhe shërbime të tjera brenda. Po në rajon ka çmimin më të shtrenjtë. Rreth 3351 paketa interneti u regjistruan dhe analizuan nga kompania Continental dhe Cable.uk mes 18 gushtit dhe 12 tetor 2017 nga ku u bë renditja e kostot nga më i liri tek më i shtrenjti. Shqipëria në raport me shtete e tjera të Ballkani rezulton më e shtrenjtë, ku Serbia për shembull renditet në vendin e 11 në botë dhe si më e lira nw rajon me një kosto pakete 18 dollarë. 

Kroacia nga ana tjetër renditet në vendin e 25-të më të lirë me një kosto për paketë interneti me brez të gjerë 25 dollarë në muaj. Bullgaria renditet në vendin e 31 me 28.8 dollarë në muaj. Më pas vjen Mali i Zi në vendin e 37 me 32.3 dollarë në muaj për paketë.
Bie në sy që Irani ështe ai që ofron brezin më të lirë me një mesatare prej 5 dollarë, kurse Burkina Faso është më e shtrenjta në botë. Me një çmim mestar për paketë prej 955 dollarë në muaj duke treguar një diferencë të madhe në koston e internetit me brez të gjerë nëpër botë.

Article Logic
Execution time: 0.0042128562927246