INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendi i parë në rajon me zyrë të Europol, Lleshaj: Jemi “de facto” në BE

Shqipëria vendi i parë në rajon me zyrë të Europol, Lleshaj: Jemi “de facto” në BE

Publikuar më: 12:33 11-07-2019

EUROPOL do të ketë një zyrë në Tiranë, duke bërë që një oficer i Europol të jetë si ndërlidhës në Policinë e Shtetit. Shqipëria bëhet kështu vendi i parë në rajon ku EUROPOL hap zyrën e saj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre vlerësoi këtë arritje dhe e cilësoi si thellim të bashkëpunimit me këtë institucion të rëndësishëm.Një gjë e tillë siç tha Lleshaj, tregon se Shqipëria është integruar “de facto” në BE.

“Hapja e zyrës është shumë e rëndësishme në kronikën e gjatë dhe përpjekjeve të vendit tonë drejt integrimit në BE. Kjo na bën të ndjehemi mirë, tregon për integrim “de facto” në BE dhe se gradualisht mund të arrijmë drejt integrimit “de juro”’,- sqaroi Lleshaj.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi, minstri tha se policëve shqiptarë iu takon të fitojnë besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadori i BE, Soreca, drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtoresha e EUROPOL.

Soreca e quajti bashkëpunimin me EUROPOL një hap drejt BE dhe hapjes së negociatave.

Ndërsa kryepolici Veliu renditi disa nga operacionet kryesore të Europol, në të cilat ka marrë pjesë edhe policia shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0032961368560791