INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendi me dendësinë më të lartë të popullsisë në rajon por pas 25 viteve pritet të tkurret [VIDEO]

Shqipëria vendi me dendësinë më të lartë të popullsisë në rajon por pas 25 viteve pritet të tkurret [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 28-08-2017

Vitet e fundit po shihet një shtim i popullsisë në të gjithë botën, fenomen i cili reflekton dhe ne vendin tonë.
Shqipëria sipas një studimi të PopilationPyramid.net renditet si vendi me densitetin më të lartë të banorëve në rajon.
Për çdo Kilometër katrorë densiteti i popullsisë është rreth 101 banorë.
Sipas të dhënave popullsia në Shqipëri është më shumë e përqendruar në ultësirën perëndimore, ku qyteti i cili kryeson renditjen me dendësinë më të lartë të banorëve është Tirana me rreth 682banorë/km ku numri total i banorëve është 862.361.
Ndërsa shteti me dendësinë më të ulët në rajon renditet Mali i zi me 45banorë/KM2, Bosnja me 74banore/km dhe Maqedonia me 81banor/km2.
Ndërsa në botë vendi më dendësinë më të lartë është India me 408b/KM dhe me dendësinë më të ulët renditet Australia me 3.18 b/km2
Sipas të dhënave që vijnë nga Populationpyramid aktualisht popullsia e Shqipërisë përllogaritet rreth 2.9 milionë banorë për një sipërfaqe prej 28 mijë e 750 kilometra.
Megjithatë sipas parashikimeve pas 25 viteve pritet që popullsia të shënoj një rënie prej 300 mijë banorë, ndërsa dendësia e popullsisë do të jetë 93 banorë/kilometër katror.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488