INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vendi më emigrues në botë. Raporti i BB, të 10-ët në listë

Shqipëria vendi më emigrues në botë. Raporti i BB, të 10-ët në listë

Publikuar më: 10:32 23-04-2018

A e dini se Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të shtetasve të larguar? Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore në bashkëpunim me projekte të ndryshme për zhvillim nga vende si Gjermania, Zvicra apo Suedia, që mban titullin: ‘’Remitancat dhe migrimi, trendet dhe projeksionet’’ thuhet se emigrantët shqiptarë nëpër botë janë sa 41% e popullsisë së Shqipërisë, duke i dhënë kështu vendit përfaqësim në listën e 10 shteteve më emigruese në botë.

Të dhënat në raport i referohen vitit 2017. Në listë janë edhe dy vende të tjera europiane, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Sa i përket remitancave dhe peshës që zënë në ekonomi, me një normë në 10.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, Shqipëria mban vendin e 8-të më të lartë në Europë.

Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë varësi më të lartë nga remitancat se sa Shqipëria thotë raporti Ndërkohë edhe Mali i Zi dhe Serbia, dy ekonomitë më të zhvilluara të Ballkanit Perëndimor, kanë një varësi mjaft të lartë, pranë niveleve të Shqipërisë.

Por ndërkohë që Shqipëria kë një emigrim të lartë, ndër më të lartët në botë dhe një varësi të lartë ekonomike ndaj remitancave, kostot e këtyre dërgesave nuk janë të papërfillshme. Madje, një ndër këto itinerare, ai nga Britania e Madhe në Shqipëri konsiderohet si ndër 5 më të shtrenjtët në Europë.

Sipas këtij raporti një emigrant shqiptar duhet të paguajë 10% të dërgesës së tij si kosto shërbimi për t`i çuar para të afërmëve të tij në Shqipëri. Britania zë një vend jo të rëndësishëm në peshën e remitancave që hyjnë në Shqipëri. Vendet e tjera të rajonit nuk figurojnë në listën e itinerareve më të shtrenjta.

serf_q4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123