INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE në vitin 2016

Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE në vitin 2016

Publikuar më: 16:37 20-03-2017

Shqipëria vijon që të mbetet vendi europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Europian për vitin 2016. Të dhënat e bëra publike nga EUROSTAT. tregojnë se 28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE gjatë vitit të kaluar. Megjithatë krahasuar me vitin 2015 numri i azilkërkuesve është përgjysmuar. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve europianë brenda Europës ishte Rusia me rreth 23 mijë azilkërkues. Më pas, për nga numri i lartë ishte Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona. Në renditje vjen më pas Kosova me mbi 89 mijë azilkërkues rishtas në BE më 2016. Vendet e preferuara të shqiptarëve për azil edhe vitin e kaluar mbeten Gjermania dhe Franca me nga 14, 855 dhe 6,850 azilkërkues secila. Por në fakt EUROSTAT zbulon një risi lidhur me hartën e migracionit. Gjatë vitit 2016, rreth 1300 shtetas shqiptar kërkuan azil ekonomik në Greqi. Vende të tjera europiane të preferuara për azil nga shqiptarët qenë Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia. Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217