INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria votoi kundër SHBA-së për Jeruzalemin, deputeti i PD-së: Vota në OKB kundër interesave shqiptare në rajon

Shqipëria votoi kundër SHBA-së për Jeruzalemin, deputeti i PD-së: Vota në OKB kundër interesave shqiptare në rajon

Publikuar më: 19:46 21-12-2017

Shqipëria në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është rreshtuar përkrah BE-së dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet.
Pas këtij votimi, ka ardhur reagimi i parë nga klasa politike në vend. Deputeti i PD-së Tritan Shehu, edhe si ish-ministër i Jashtëm, shkruan në një status në facebook se vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, është votë kundër interesave të vendit. Deputeti hedh akuza se qeveria duhet të ishte përgjigjur në atë votim, me një votë që është në funksion të interesave të bashkëkombasëve të tij.

Statusi i Shehut
Votimi i sotëm i Shqipërisë në Asamblenë e OKB, kundër pozicionit amerikan, një votim edhe kundër interesave të vendit tonë. Një votim edhe kundër interesave të Kosovës, të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi etj. Një votim kundër interesave tona në përgjithësi. Një politikë e jashtme e përgjegjeshme e çdo shteti, në radhë të parë është në funksion e mbron interesat e qytetarëve e bashkëkombesave të tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373