INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria voton PRO anëtarësimit të Malit të Zi në NATO [FOTO]

Shqipëria voton PRO anëtarësimit të Malit të Zi në NATO [FOTO]

Publikuar më: 11:41 23-06-2016

Shqipëria është vendi i parë që miraton Ratifikimin e Protokollit për Aderimin e Malit të Zi në NATO. Me 109 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, i hapën dritën e parë jeshile për ecurinë drejt anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Opozita dhe shumica kanë bashkuar votat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Pandeli Majko teksa lajmëroi votën pro të deputetëve të shumicës tha se votimi është tregues i gjuhës së miqësisë që ofron vendi ynë.

Pandeli Majko:
Shqipëria është vendi i parë që miraton Ratifikimin e Protokollit për Aderimin e Malit të Zi në NATO. Ne kemi vetëm gjuhën e miqësisë për ti ofruar shtetasve të Malit të zi. Ajo nuk është akademike dhe nuk keqinterpretohet. Uroj që këtë mesazh ta marrin të gjithë qytetarët e Malit të zi.

I pranishëm në seancën plenare ku u diskutua e më pas u miratua Ratifikimi i Protokollit për Aderimin e Malit të Zi në NATO, Kryetari i Parlamentit Pajoviç deklaroi:
Pajoviç:
“Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Ju falenderoj për mikpritjen, që kam dëgjuar shumë për mikpritjen, por dje dhe sot e kam përjetuar vetë. Por ju falenderoj dhe në gjuhën shqipe, pasi që dje kam filluar të mësoj gjuhen shqipe. Ju falenderoj”.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938