INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria “zgjohet” nga dy krime të rënda

Shqipëria “zgjohet” nga dy krime të rënda

Publikuar më: 08:10 18-07-2016

Që në orët e para të kësaj të hënë vendi është tronditur nga dy ngjarje të rënda. Krim i parë i rëndë në familje është shënuar në fshatin Barbullush të Bashkisë Vau i Dejës në Shkodër, ku Mirela Buzalli 35 vjeçe ka vrarë në gjumë me sëpatë bashkëshortin e saj shtetasin Shkelzen Buzalli 45 vjeç. Sipas policisë së Shkodrës më pas 35 vjeçarja është dorëzuar vetë në Komisariat.
Po kështu në kryeqytet pas një sherri për motive të dobëta ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale O.K 34 vjeç.
Policia bëjnë me dije se 34-vjeçari është plagosur me thikë në bark nga një 54-vjeçar me iniciale A.D dhe ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihen me saktësi motivet e sherrit, por policia po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762