INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipërinë apo Kosovën? “Plisat” dhe “Ballistët” zgjedhin se kë do të mbështesin [FOTO]

Shqipërinë apo Kosovën? “Plisat” dhe “Ballistët” zgjedhin se kë do të mbështesin [FOTO]

Publikuar më: 17:41 16-08-2016

Po afrojnë eliminatoret e Botërorit të Rusisë 2018, dhe për herë të parë do të marrë pjesë në këto eliminatore, Kosova. Dje u njoftua për largimin e tre lojtarëve kuqezinj te përfaqësuesja më e re Kosova, dhe ata janë Rashica, Shala dhe Meha. Mirëpo ashtu si çdo herë, edhe këtë herë, 2 nga grupimet e tifozëve më të zjarrta në trevat shqiptare dhe në Ballkan, “Plisat” e Prishtinës, dhe “Ballistët” e Tetovës, do të mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Shqipëria do të luajë më 5 shtator ndeshjen e parë në Shkodër ndaj Maqedonisë, ndërsa Kosova do të luajë me Finlandën në të njëjtën datë.

Tifozët prishtinas kanë njoftuar se me 5 shtator do të jenë në “Loro Boriçi”, për të përkrahur Kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Maqedonisë.

Ndërkohë portali “shqipmedia.com”, citon liderin e “Ballistëve” Krenar Osmanin që thotë se “përkrahja për Kombëtaren shqiptare shkon deri në frymën e fundit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713