INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipërisë i ikën truri. Më shumë se gjysma e të arsimuarve duan të largohen [FOTO]

Shqipërisë i ikën truri. Më shumë se gjysma e të arsimuarve duan të largohen [FOTO]

Publikuar më: 09:22 11-12-2018

Migracioni është kthyer në një problem serioz për shoqëritë. Vitet e fundit, numri i qytetarëve që kërkojnë të zhvendoset është shumë i lartë. Emigracioni ka prekur shumë vende, duke ndikuar edhe në ekonomitë e vendeve, si të atyre që i presin, por edhe në vendet e origjinës.

Gallup sapo ka publikuar indeksin e potencialit të migracionit neto, i cili tregon se si popullsia e secilit shtet ndryshon në rast se njerëzit shpërngulen të jetojnë aty ku duan. Ky indeks përbëhet nga dy tregues kryesore, largimi i trurit (brain drain) dhe largimi i të rinjve. Të dhënat tregojnë se Shqipëria do të kishte humbjen më të madhe të trurit në rajon, me gjysmën e trurit që do t’i largohej. Kjo është përqindja më e lartë në rajon. Ndërsa për sa ju përket të rinjve, indeksi tregon se do të kishte 25% të rinjë më pak.

Indeksin më të lartë në rajon e ka Kosova, me -42%, rreth 43% më pak intelektualë dhe 48% më pak të rinjë. Më pas renditen Shqipëria dhe Bosnja, me PMNI -32%. Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja ka një përqindje të humbjes së të rinjëve.
Maqedonia ka shënuar një indeks -30% dhe humbjet i ka më të mëdha te të rinjtë me -52%. Bilanc negativ ka shënuar edhe Serbia, ku sipas përllogaritjeve të Gallup do të kishte 25% më pak njerëz të rritur, prej të cilëve 27% më pak do të ishin intelektuarlë, dhe 46% më pak do të ishin të rinj.
I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka një bilanc pozitiv është Mali i Zi, me një indeks +25%, prej të cilëve intelektualët do të shtoheshin me 61%, ndërsa të rinjtë me 106%.
Gallup ka kryer intervista me rreth gjysmë milioni të rritur në 152 shtete në periudhat 2015-2017. Gallup përllogariti se sa do të përfitonte apo humbte një shtet nga popullata e saj e rritur (mbi 18 vjeç) duke zbritur ato që kërkojnë të shpërngulen dhe duke shtuar ato që kërkojnë të vijnë në një shtet. Sa më e lartë që të jetë përqindja, aq më i madh është potenciali për të shtuar popullsinë, ndërsa vlerat negative tregojnë për humbje të popullsisë. Gallup shpjegon se indeksi nuk parashikon flukset e emigrimit, por mundëson informacion të vlefshëm për individët që po tërheqin shtetet e caktuara dhe zonat ku udhëheqësit duhet të punojnë më fort për të mbajtur talentet në vendin e tyre.

gallup_1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768