INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptaret të zgjuara/ Vendi bën para për balancën gjinore në institucionet monetare

Shqiptaret të zgjuara/ Vendi bën para për balancën gjinore në institucionet monetare

Publikuar më: 11:43 19-04-2019

Shqipëria rezulton të ketë bërë para duke u renditur vendi i tretë në botë sa i përket balancës gjinore në drejtim të politikave monetare.

Indeksi i këtij viti për balancën gjinore në Bankat qendrore tregon se Shqipëria ka një pikëzim në 83%, duke u renditur në vendin e tretë në botë, pas Islandës dhe Ruandës. Një pikëzim 100% tregon se institucioni monetar është tërësisht i balancuar. Mesatarja globale fiksohet në 25%, ndërkohë që për pjesën dërrmuese të ekonomive më të zhvilluara të botës, ky pikëzim është mjaft i ulët.
Indeksi përpilohet duke përllogaritur prezencën e grave në poste drejtuese, dhe pavarësisht se Shqipëria nuk ka pasur asnjë guvernatore femër ndër 7-të që kanë qene që prej vitit 1992, është në krye të listës globale me 173 ekonomi të analizuara. Në Bankën Qendrore të Shqipërisë, 57% e posteve menaxhuese të mesme i mbajnë femra, dhe se institucioni punëson bindshëm më shumë gra se burra. Sa i përket sistemit bankar në tërësi, vetëm 20% e posteve drejtuese i mbajnë femrat.
Në nivel global, balanca gjinore nëpër institucionet e rëndësishme, dhe sidomos në ato financiare vlerësohet si thelbësore, pasi femrat në shumë studime evidentohen si më pak të lëkundura nga ryshfeti dhe korrupsioni por edhe si më të afta për të menaxhuar situata që lidhen me paranë.

Article Logic
Execution time: 0.0043439865112305