Të premten ishte puntata finale e “Përputhen”. Rrugëtimi i të gjithë konkurrenteve në program përfundoi, mirëpo siç u njoftua pak ditë më parë, tani e tutje do të ketë një ribashkim të personazheve.
Ata do të sqarojnë me njëri-tjetrin të gjitha temat e lëna pezull. Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, Olsa ka bërë të ditur se përballja e parë do të jetë mes Shqipes dhe Teas.
Ajo ka publikuar një video të shkurtër nga debati i ashpër i dy konkurrenteve, të cilat flasin për çështjen e seksualitetit të Gracianos, i cili ishte shkaku që Shqipja u përjashtua nga “Përputhen”.
Por pas sherreve të vazhdueshme, ofendimeve dhe debateve, vajzat si duket kanë bërë më në fund paqe me njëra-tjetrën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo e fundit, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Shqipja ka publikuar në Instastory një foto pranë saj, nga skena e “Përputhen”. Të njëjtën foto e ka shpërndarë më pas dhe Tea, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë rregulluar.
https://afterparty.al/wp-content/uploads/2021/05/B195A109-CFF6-447A-B01E-87FA10FCC26B-151x300.jpeg 151w, https://afterparty.al/wp-content/uploads/2021/05/B195A109-CFF6-447A-B01E-87FA10FCC26B-515x1024.jpeg 515w" alt="" width="1242" height="2468" class="alignnone size-full wp-image-14345" style="box-sizing: border-box; user-select: auto !important; height: auto; max-width: 100%;" loading="lazy" />