Shqipe Hysenaj, është një nga ish-konkurrentet e sezonit të dytë të “Për’puthen”, që bëri shumë “zhurmë” në program, dhe jashtë tij. 29-vjeçarja nga Tropoja gjithmonë e ka shfaqur haptaz interesin e saj për ekranin. E kemi parë në rubrikën “Trotuar” në E Diell, por së shpejti ajo do të moderojë një emision në “Top Channel”.
Shqipen tashmë mund ta shohim çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”, pranë autorit dhe moderatorit Luan Aliu. Shqipja tregoi më shumë lidhur me rolin e saj në emision, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
Ajo tregoi se do të jetë pranë klientëvë që kërkojnë një shtëpi të re, të kuptojë dëshirat dhe interesat e tyre, e më pas duke i gjetur banesën që atyre iu përshtatet, duke marrë kështu rolin e një “agjenteje”. Shqipja u shpreh entuziaste lidhur me emisionin, madje tha me humor se kjo eksperiencë e ka bërë të shohë për një shtëpi të vetën. “Më pëlqen të shes shtëpi. Unë kam shtëpinë time, s’është turp të them të drejtën të jesh me qira, por jam aty që kur kam lindur. Tani jam në kërkim të shtëpisë time”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.