INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipja gjuhë e dytë në tabela, policia aksion gjatë natës në Finiq

Shqipja gjuhë e dytë në tabela, policia aksion gjatë natës në Finiq

Publikuar më: 10:06 05-05-2019

Policia dhe ARRSH kanë hequr gjatë natës tabelat e rrugëve në bashkinë Finiq, pasi ishin në kundërshtim me ligjin dhe gjuhën shqipe e vendosnin si gjuhë dytësore. Ajo që ka sjellë reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjyhë dytësore.

Së fundmi për heqjen e këtyre tabelave ka reaguar edhe shteti shqiptar, ku ARRSH dhe policia organizuan një aksion gjatë natës për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave. Sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin.

"Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore", thuhet në ligjin shqiptar.

Për tabelat e vendosura në zonat e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit dhe të hequra një natë më parë ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në një njoftim në Facebook, ARRSH njofton se tabelat ishin vendosur në rrugë pa miratimin e saj dhe ishin në shkelje të plotë të ligjit.

“Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur” thuhet në njoftimin e ARRSH.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441