INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipja paska 'BOMBA' të reja, këtë herë me Atdheun: ''Do ta tregoj unë ...'' [FOTO]

Shqipja paska 'BOMBA' të reja, këtë herë me Atdheun: ''Do ta tregoj unë ...'' [FOTO]

Publikuar më: 19:27 09-03-2021

Të dielën mbrëma ishte puntata e fundit e “Për’puthen Prime” ku pati shumë të papritura. Pasi pati një përballje mes Mevlanit, Antonelës dhe Ledjanës, ndërhyri Atdheu.

Ky i fundit u shpreh se nuk mund t’i duronte skenarët e Antonelës dhe vendosi që të fliste për puthjen që i kishin dhuruar njëri-tjetrit. Atdheu i kërkoi që t’i lejonte vazhdimin e njohjes Ledjanës dhe Mevlanit dhe mos t’iu hynte në mes.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj. Ajo ka postuar një foto të Antonelës, ku tregon se e mbështet dhe së shpejti do zbulojë arsyen se pse po e mbështet me arsyetimin se mbrëmë kanë ndodhur pafytyrësi.

“Antonela koka jote duhet të qëndroi lartë dhe sytë e tu duhet të jenë të qeshur, shpejt do ta tregoj unë pse-n me pafytyrësitë që sapo pash”, kanë qenë fjalët e Shqipes. Ups, sapo e pati me Atdheun si duke dhe tani të gjithë po presin 'bombat' e saj të radhës.

-640-0-6045f8177f712.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496