INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipja përlotet në mes të emisionit, zbulon pikën e saj të dobët!

Shqipja përlotet në mes të emisionit, zbulon pikën e saj të dobët!

Publikuar më: 09:28 30-06-2021

Shqipe Hysenaj do të mbahet mend si një nga personazhet që ka debatuar më fort e më ashpër në “Për’puthen”. Ish-konkurrentja ka treguar gjithmonë se di ta ngre zërin për të mbrojtur argumentat e saj, megjithatë 28 vjeçarja ka edhe një anë tjetër që shumë nga nesh nuk e kanë parë. Ajo mund të bëhet shumë e ndjeshme kur bëhet fjala për pikat e saj të dobëta. Dhe një nga pikat e saj të dobëta, është babai. Shqipja ka shpërthyer në lot gjatë xhirimeve të “N’fermë” me Ervin Kurtin në “E diell”, pikërisht kur ai e pyeti për të atin.

“Pse është babi pika jote e dobët?”, e pyet gazetari.

“Po është. Është ndjesia. Babi është munduar gjithmonë të më gjendet afër. Unë edhe babi jemi pak njësoj sepse e mbajmë veten për të fortë. Më ka ruajtur shumë. Më ka mbrojtur shumë. Më ka mbajtur shumë në qelq.Për atë jam akoma e vogël”, është përgjigjur ish-konkurrentja e programit të dashurisë.

Më pas ajo ka pohuar se babai i ka dhënë më shumë dashuri se duhet dhe se për të ajo është “djali i babit”, pasi ai dëshironte të kishte djalë.

Article Logic
Execution time: 0.0026321411132812