Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj ishte e ftuar në emision “Shqipëria Live” ku foli edhe për lekët borxh që i ka Mevlan Shaba.
Shqipja ka marrë pjesë në këngën e Mevlanit, por sipas saj, ky i fundit ende nuk e ka paguar për pjesëmarrjen e saj në klip.
“Nuk e kam bërë për para. Ka pasur marrëveshje fjalësh për një bashkëpunim. Nga unë i mori Mevlani ndjekësit në Instagram, patjetër që po”,
“Ti je vetëofruar për klipin?”, u pyet Shqipja nga moderatorja e emisionit.
“Jemi habitur të gjithë kur e kemi dëgjuar këtë, që unë jam vetëofruar për klipin. Uroj që Mevlani të ketë aq burrëri sa ta pranojë të vërtetën siç është
Nuk jam paguar ende, unë nuk i rashë mbrapa se ishte edhe fillimi i Mevlanit. Por kur doli në Për’puthen dhe tha që Shqipja ka kërkuar vetë, e mora në telefon”, deklaroi Shqipja.