INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shqiponja”, Basha i përgjigjet Ramës: Të duket vulgaritet se simbol ke hashashin

“Shqiponja”, Basha i përgjigjet Ramës: Të duket vulgaritet se simbol ke hashashin

Publikuar më: 14:39 11-11-2018

Kryeministri Edi Rama përshëndeti nisjen e punimeve për segmentin e “Unazës së Madhe” që përshkon mes përmes zonën e Astirit.

Rama madje e cilësoi “Shqiponjën” e vendosur në 2012 me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, si simboli që ngrinte lartë vulgaritetin dhe e shndërroi hyrjen e Tiranës të ngjashme me atë të një kazinoje.

Por nuk ka vonuar edhe reagimi i Kreut të PD-së Basha, i cili në një postim në tëitter shkruan se Kryeministri simbol ka hashashin.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro” shkruan Basha.

bashaokkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326