INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Shqiponja'' Khabib i pamposhtur! Mund irlandezin dhe sulmon stafin e tij, McGregor largohet kokulur, ja fjalët e kampionit! [VIDEO]

''Shqiponja'' Khabib i pamposhtur! Mund irlandezin dhe sulmon stafin e tij, McGregor largohet kokulur, ja fjalët e kampionit! [VIDEO]

Publikuar më: 09:22 07-10-2018

Khabib Nurmagomedov konfirmohet kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse pas fitores me “submission” në raundin e katërt ndaj Conor McGregor në eventin UFC-229 që u zhvillua në Las Vegas. Një duel i jashtëzakonshëm mes dy prej kampionëve dhe ikonave të këtrij sporti, në një përballje në përgjithësi të dominuar nga rusi, që mbron titullin kampion të fituar në prill të këtij viti.

Por ky duel vijoi edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarit, që ndali sfidën në kafaz pas kapjes që rusi i bëri rivalit irlandez. Madje emocionet më të mëdha kjo sfidë i pati në sherrin e madh që u transferua jashtë kafazit nga Nurmagomedov, që pati një konflikt fizik me persona të tjerë menjëherë pas fitores. Kjo krijoi kaos në kafaz e jashtë saj, ku u përfshinë edhe stafet e dy sportistëve e forcat e rendit, që ndërhynë për të qetësuar gjakërat, madje pati edhe goditje të dy sportistëve.

Situata e tensionuar bëri që në fund të mos kishte asnjë ceremoni zyrtare për dorëzimin e gjerdanit për Nurmagomedov, që u shoqërua nga salla i rrethuar nga forcat e sigurisë dhe ato të policisë, ashtu sikurse edhe McGregor. Palët u përpoqën të sqarohen me presidentin e UFC-së, Dana Ëhite. Vetëm, pas disa minutash u dha vendimi për fitoren e Nurmagomedov, që korri suksesin e 27-të në artet marciale mikse, ku nuk ka ende asnjë humbje.

Për sa i përket duelit, ai ishte i fortë edhe pse munguan goditjet e fuqishme, pasi strategjia e Nurmagomedov funksionoi më mrië, me kapje të shpeshta të McGregor. Madje shumica e raundit të parë ishte si një duel mundje, ndërkohë që në raundin e dytë një e djathtë e rusit corodit irlandezin, që vetëm në raundin e tretë rivalizon disi. Por Khabib nuk heq dorë nga strategjia e tij dhe pas një kapje në raundin e katërt arrin të detyrojë irlandezin të dorëzohet.

 

Boksieri rus ka thënë se skandali që ndodhi pas triumfit të tij, nuk ka kuptim, por që nuk ka munduR t’i duroj fyerjet.

“Doja të kërkoj falje për të gjithë. Unë jam një qenie njerëzore. Pse ata nuk flasin atë që ai tha për fenë time, vendin tim, babanë tim. Ai shkoi në Brooklyn dhe shkeli me autobus, pothuajse vrau njerëz. Po në lidhje me këtë? Po në lidhje me këto m**i? Pse po flasin njerëzit që e anashkalova kafazin? Unë nuk e kuptoj! “tha Khabib pas NDESHJES”.

“Shtypi ka ndryshuar pak MMA, ky është një sport i respektit. Unë dua ta ndryshoj këtë, nuk është një sport për të folur pa kuptim. E di që babai im do të më shtypë kur të kthehem në shtëpi. Na vjen keq, Nevada, Na vjen keq, Vegas. Kampion i pamposhtur në UFC. Putini më telefonoi duke thënë se ishte shumë krenar për mua, më përgëzoi. Unë thashë se gjithçka do të ndryshonte sot. “, ka përfunduar boksieri rus.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876