Presidenti Ilir Meta po vijon të promovojë bukuritë e trojeve shqiptare brenda dhe jashtë Republikës. Në këtë fundjavë ai ka shpërndarë urimin nga mali i Jezercës.
“Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek "E Bukura e Qiellit" në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona”, shkruan Meta.
Maja e Jezercës njihet si maja më e lartë e Alpeve shqiptare.