INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiponja 'pushton' Japoninë. Dasëm shqiptare  në Tokio

Shqiponja 'pushton' Japoninë. Dasëm shqiptare në Tokio

Publikuar më: 08:40 20-08-2018

Simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka 'fluturuar' deri në Japoninë e largët. Një çift shqiptaro-japonez kurorëzoi dashurinë me një dasëm në Tokio të Japonisë.
Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez. Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia, por dasmorët më së shumti nga ana e nuses, kanë bërë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar. Por dasma nuk mund të mendohej pa kostumet popullore dhe si një nga momentet më të veçanta të dasmës është veçuar veshja e çiftit me kostumet kombëtare shqiptare.

 

dasma_japoni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040130615234375