Festimi me “SHQIPONJË” është kthyer në trend!
Goli në sekondat e fundit nga Al Dausari, i dha fitoren Arabisë Saudite, pasi arriti të përmbyste Egjiptin në fitoren 2-1, fitore që i dha edhe 3 pikët e para ekipit të tij.
Por, ajo që bëri përshtypje ishte festimi i Salem Al Dausarit me shqiponjë, duke kryqëzuar duart menjëherë pasi shënoi golin.
Nuk e dimë nëse e ka ndjerë të festojë ashtu apo e ka bërë për të përkrahur Shaqirin dhe Xhakën, por jemi kuriozë të dimë vendimin e FIFA-as.