INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shqiponjat” trembin trajnerin e Zvicrës, ja çfarë thotë ai

“Shqiponjat” trembin trajnerin e Zvicrës, ja çfarë thotë ai

Publikuar më: 10:47 11-06-2016

Vladimir Petkoviç është shprehur se skuadra e tij që të marrë tre pikët e para,  duhet të tregojë kujdes  ndaj skuadrës shqiptare,  duke e vlerësuar kështu  maksimalisht këtë të fundit.

Numri një i helvetëve u thur elozhe kuqezinjve në repartin e mbrojtjes dhe organizimin e lojës. “Ata janë një ekip shumë i organizuar dhe i mirë në mbrojte, por ne duhet të përgatitemi më së miri për të bërë maksimumin dhe ta nisim këtë kompeticion me fitore.

Shqipëria ka treguar se është një ekip me vlera, por ne duhet ta dominojmë në ndeshjen e sotme. Sigurisht që nuk duhet të kalojmë në aventurë sepse mund ta pësojmë. Ne duhet të përfitojmë edhe nga gabimet e tyre”, ka thënë boshnjaku, përcjell “Panorama Sport”.

Petkoviç e ka vlerësuar Europianin si një nga momentet më të bukura të karrierës së tij. “Ky është evenimenti më emocionues i karrierës sime.

Ndihem shumë mirë sepse jam pjesë e një grupi që mund të bëjë histori. Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë.

Ne do të japim maksimumin për të mbajtur lojën nën kontroll dhe për të dominuar kundërshtarët”, shtoi më tej Petkoviç. Ai tha se vëmendja më e madhe gjatë kësaj kohe ka qenë te përgatitja e skuadrës së tij dhe nuk ka shpenzuar shumë kohë për t’u marrë me Shqipërinë.

Petkoviç nuk ka dashur të flasë shumë për emocionet e shumta që ka kjo sfidë, e cila konsiderohet si një derbi.

Article Logic
Execution time: 0.0022060871124268