Deputetja Elisa Spiropali me sa duket nuk bën dot diferencën mes shqiponjës dhe shkabës. Gazetari Edi Oga ka kapur gafën e bërë nga deputetja e Partisë socialiste, Elisa Spiropali. Deputetja ka publikuar foton e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë duke bërë shqiponjën pas mbledhjes së përbashkët. Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e gazetarit është se Spiropali shkruan mbi foto se shkaba nuk është shpend grabitqar.
Një tjetër gafë e Spiropalit është se shqiponjën kombëtare e quan shkabë.
"Dy shtete, një shkabë", shkruan me ironi Edi Oga krahas fotos së publikuar në profilin e tij në Facebook.