Një hap vërtetë dramatik nga frika e shpërthimeve të ISIS!
Britania ka ndërmarrë vendimin për të dëbuar lap topet apo iPad dhe tablet nga frika se mos terroristet kanë perfeksionuar një tip të ri bombe në linjat ajrore. Mbretëria e Bashkuar do t’i ndalojë vetëm për pasagjerët që vijnë nga këto 6 vende lindore: Turqi, Egjipt, Tunizi, Lebanon, Jordani dhe Arabi Saudite. Duke llogaritur që shumë shqiptarë përdorin Turqinë si vend tranziti, shumë nga pajisjet tuaja elektronike mund të sekuestrohen kur udhëtoni në vendet britanike. Kjo lëvizje i bashkohet asaj amerikane, e cila vetëm para pak orësh ka vendosur një dëbim të tillë për fluturimet që i drejtohen Amerikës. Kjo vjen si pasojë e frikës se ISIS, al Qaeda dhe grupe të tjera terroriste kanë zhvilluar aftësinë për të fshehur një bombë në një lap top, të fuqishme mjaftueshëm sa të shpërthejë një vrimë të madhe në anë të avionit. Ja pajisjet që mundeni dhe s’mundeni të merrni me vete: