INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët azilkërkuesit numër një në Holandë!

Shqiptarët azilkërkuesit numër një në Holandë!

Publikuar më: 13:01 28-03-2016

Gazetaria Janene Pieters, nga NlTimes në një analizë të plotë në lidhje me kërkesat për azil në Holandë raporton se azilkërkuesit nga Shqipëria mbajnë rekordin. E në fakt ajo që bie në sy është se numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil në Holandë është rritur në mënyrë shpërthyese që prej vera e vitit 2015, aq shumë  sa që tani ata janë grupi më i madh i azilkërkuesve duke ia kaluar kështu dhe sirianëve. Ministria e Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë për televizionin NOS, raporton se rreth 250 shqiptarë çdo muaj aplikojnë për azil në Holandë.
Në vitin 2015 shifra shkoi në 1.010 dhe në dy muajt e parë të këtij viti 480 shqiptarë paraqitën një kërkesën për azil. Në 14 mars kishte 1.074 shqiptarë të strehuar në qendrat holandeze të azilit.
Pieters shkruan se tani shqiptarët janë grupi më i madh i njerëzve që aplikojnë për azil në Holandë. Kjo për shkak të rënies së numrit të sirianëve që aplikojnë. Në pikun që u arrit në vjeshtë rreth 5 mijë sirianë aplikuan për azil në Holandë çdo muaj. Tani kjo shifër ka rënë në disa qindra në muaj. Është e paqartë se përse kaq shumë shqiptarë po kërkojnë azil në Holandë. Shqipëria konsiderohet vend i sigurt, çka do të thotë se ata kanë fare pak shanse që t’ia dalin mbanë. Që prej 1 janarit vetëm katër shqiptarëve iu është dhënë statusi i refugjatit.
Madje Zeki Shehu, kryetari i Koordinimit të Këshillit të Shqiptarëve në Holandë, ka një tjetër këndvështrim. Ai tha për televizionin se shumë shqiptarë nuk shohin ndonjë ndryshim ndërmjet azilit dhe politikave të emigrimit. Ata thjesht duan një jetë më të mirë dhe bëjnë një aplikim për azil, duke shpresuar për më të mirën. “Ata kërkojnë një lejeqëndrimi këtë dhe presin që të funksionojë”, tha Shehu. Në Shqipëri, askush nuk iu thotë se kanë fare pak mundësi që t’ia dalin mbanë.
Sipas Shehut, qeveria shqiptare ka përfitime nga azilkërkuesit në vendet e tjera dhe kështu që e nxit emigrimin. “E gjithë ekonomia e Ballkanit mbështetet te paratë që emigrantët dërgojnë në vendin e tyre të origjinës”.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492