Rastësi e fatit, por edhe e startit të kampionatit. Shqiptarët janë në krye pas 90 minutave të para, njësoj si edhe Kristiano Ronaldo. Në kampionatin italian, tri nga katër skuadrat që kanë shqiptarë kanë nisur vitin me pikë të plota dhe ato janë në vendet e para të renditjes, ashtu si edhe Juventusi me sulmuesin portugez. Janë luajtur vetëm 90 minutat e para, prej të cilave mungojnë dy takimet e skuadrave xhenoveze dhe kuqezinjtë “bëjnë ligjin” në Serinë A.
Si për koincidencë, në krye janë katër shqiptarë. Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti kryesojnë prej golavarazhit me Atalantën e më pas renditet Empoli i Veselit. Të tre kuqezinjtë janë përpara Ronaldos dhe bardhezinjve të Juventusit.
Kjo e fundit arriti që të fitojë me gol në kohën shtesë ndaj skuadrës së Kievos, ndaj së cilës prodhoi shumë raste për shënim dhe dominoi përgjatë gjithë takimit. Debutim pozitiv edhe për portugezin Ronaldo, por pa gjetur shijen e golit në prezantimin me futbollin italian. Më tej, vjen Napoli i Hysajt që triumfoi me përmbysje ndaj bardhekaltërve të Lacios.