INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët bëjnë namin në Athinë! Po transferoheshin në burgun e Kretës, arratisen 4 të burgosur, ja emrat e tyre [FOTO]

Shqiptarët bëjnë namin në Athinë! Po transferoheshin në burgun e Kretës, arratisen 4 të burgosur, ja emrat e tyre [FOTO]

Publikuar më: 21:33 09-05-2018

Mediat greke raportojnë se 11 të burgosur janë arratisur nga një burg i Greqisë, ku midis tyre ishin edhe 4 shqiptarë. Të burgosurit kanë hapur prangat dhe kanë ikur me vrap. Sipas burimeve policore, automjeti i burgut po dërgonte në tragetin që pritej të udhëtonte drejt ishullit të Kretës, katër të dënuarit.

Në rrethana që ende nuk dihen, gardianët harruan hapur portën e automjetit, çka u mundësoi katër të dënuarve të largohen me shpejtësi në drejtim të portës dhe në vazhdim u shpërndanë në rrugicat e Pireut të ndjekur nga forca të shumta policie.

Mësohet se deri më këtë moment janë kapur vetëm 2 prej të arratisurve, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e 2 të tjerëve.

Njeri prej tyre, Xhuljano Halilaj, është denuar dy herë me burgim te përjetshëm për vrasje. Ndërkohë Alfons Dodi dhe Petrit Luigji, të dënuar me 25 vjet për grabitje dhe trafik droge.

I arratisuri i katërt, sipas mediave e ka mbiemrin Belxhimaj dhe është dënuar me 25 vjet për trafik droge.

arrt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674