Dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar me armë kundër një patrulle. Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike Lagana, ishulli Zakynthos. Sulmi ka ndodhur pranë një hoteli dhe janë qëlluar dy policët pjesë e struktures kriminale. Ndërkohë në kërkim është dhe një tjetër shtetas grek. Mediat lokale shkruajnë se të pestë janë të skeduar nga policia si pjesë e mafies së krimit në ishull. Priten njoftime zyrtare nga policia.