INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët dy incidente në Lojërat Olimpike Rio 2016: Sportisja pa uniformë, sherr për parakalimin [VIDEO]

Shqiptarët dy incidente në Lojërat Olimpike Rio 2016: Sportisja pa uniformë, sherr për parakalimin [VIDEO]

Publikuar më: 16:33 06-08-2016

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar ka pranuar incidentet e raportuara në media me sportistët në Lojërat Olimpike në Brazil.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Viron Bezhani sqaroi se rasti i parë i mungesës së uniformës  për Vangjeli Velin lidhet me pamundësinë kohore për ta realizuar, pasi ajo është kualifikuar në limitet e afateve për të marrë pjesë.

Bezhani: E vërteta është që ajo u paraqit pranë Komitteit Olimpik ditën e  hënë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi është lajmëruar që të vijë ditën e dielë urgjentisht sepse është kualifikuar edhe ajo. Nga dita e hënë ne u morëm me dokumentat dhe ditën e  martë është nisur. Ka qenë e pamundur dhe në kohë që ne ta pajisnim me kostum.Çdo gjë ka kohën e vet dhe do përgatitjen e saj.

 Zoti. Gjozaj thotë se përgjegjësia është e KOKSH-it.

Bezhani: Është kollaj të gjesh përgjegjësitë, është jashtë realitetit çdo gjë. Zoti Gjozaj nuk di si proçedohet në këtë aspekt dhe ka të drejtë të flasë çdo gjë.Por realiteti është krejt ndryshe. Ajo ditën e hënë është paraqitur, kemi bërë maksimumin, kemi prerë biletën në maksimumin vetëm që kjo vajzë të marrë pjesë. Ajo nesër garon.Nëse ne s’do kishim bërë maksimumin për ti gjetur biletë, për ti krijuar mundësi që ajo të vinte urgjentisht në Brazil do ishte e pamundur pjesmarrja e saj.Koha ishte e pamundur. Kostumi ka kohën e vet, nuk ka rrobaqepës që do ta bënte për një kohë të tillë. Ishte jashtë limitit dhe mundësive tona për ta realizuar.

Bezhani nga ana tjetër nuk mohoi as incidentin e ndodhur mes Presidentit të Federatës së Peshëngritjes dhe trajnerit të një sportisti lidhur me parakalimin në ceremoninë hapëse.

Kush i përcakton sportistët apo dhe stafin që bëjnë parakalimin në ceremoninë hapëse? Sot në media ka qarkulluar një lajm që Presidenti i Federatës së Peshëngritjes ka dalë vetë në parakalim dhe ka lënë të mbyllur trajnerin e një sportisti, nuk e di nëse është e vërtetë?

Bezhani: Ishte një diçka e tillë dhe e rregulluam. Dhamë urdhër urgjentisht që të zbatohen ligjet, ligji është që i pari është sportisti, i dyti trajneri dhe pastaj vinë të tjerët. Ka ndodhur një fenomen i tillë por dhamë urdhër urgjentisht të zbatohet rregullorja.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916