INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën se europianët

Shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën se europianët

Publikuar më: 12:05 20-05-2019

Të lëvizësh me makinë në Shqipëri kushton shumë. Kjo për shkak se shqiptarët, në raport me të ardhurat që kanë, paguajnë më shumë për naftën se çdo europian. “Global Petrol Price” ka publikuar tabelën mbi çmimin e naftës ku Shqipëria është e renditur në vendin e 14-të në rang global, ndërsa në renditjen europiane në vendin e 10-të.
Një litër naftë në Shqipëri kushton mesatarisht 1.61 dollarë, duke e renditur vendin tonë krah shteteve të tilla si Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika dhe Franca, që janë ekonomi të zhvilluara dhe qytetarët kanë mirëqënie të lartë. 

Por nëse krahasimi bëhet bazuar mbi të ardhurat për frymë, rezulton që Shqipëria ndodhet e para që nuk e përballon dot çmimin. Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.5% të të ardhurave të tyre ditore për të blerë një litër naftë.

Në bazë të të ardhurave, pas Shqipërisë në rajon nafta është më e shtrenjtë është në Serbi, ku qytetarëve u duhet të shpenzojnë 3.7% e të ardhurave ditore. Më pas vijnë banorët e Bosnjës me 3.6%, ata të Maqedonisë së Veriut me 2.8% dhe të Mali të Zi me 2.6%. Në Greqi, ku nafta ka çmim të njëjtë me Shqipërinë, 1.6 dollarë për 1 litër, qytetarëve të saj u duhen 2% e të ardhurave ditore, kurse në Danimarkë, ku nafta kushton 1.67 doallrë/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383