Shkëndija e Tetovës do të ketë një mundësi të artë për të synuar një rezultat pozitiv në Shkup në ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës ndaj Milanit,. Kuqezinjtë tetovarë, të cilët do të luajnë me formacionin më të mirë të mundshëm do të kenë përballë Milanin B.
Montela ka vendosur të lërë pushim pjesën më të madhe të titullarëve të zakonshëm, ndaj nesër parashikohet që të zbresë në fushë me një formacion ku ndër blerjet e reja mendohet se do të jenë vetëm Bonuçi dhe Borini. Formacioni i mundshëm: Storari, Zapata, Bonuçi, Romanjoli, Kalabria, Antoneli, Zanelato, Mauri, Lokateli, Kutrone, Borini.
Por kjo nuk ka zbehur entuziazmin në Shkup, ku edhe tifozët shqiptarë kanë dalë të shumtë për të pritur kuqezinjtë në aeroport dhe në hyrjen e tyre në hotelin ku janë akomoduar në kryeqytetin maqedonas.