INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët komuniteti i dytë më i madh me nënshtetësi italiane

Shqiptarët komuniteti i dytë më i madh me nënshtetësi italiane

Publikuar më: 12:17 21-06-2017

Emigrantet shqiptarë në Itali, renditen si komuniteti i dytë me i madh pas rumunëve, që kanë marre nënshtetësi italiane.
Konkretisht 36 mijë shqiptarë janë të pajisur me nënshtetësinë e shtetit fqinj.
Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2016 në Itali ka publikuar të dhënat që tregojnë se janë mbi 200 mijë shtetas të huaj që e kanë fituar të drejtën për nënshtetësi, ku 18 % janë emigrantë nga vendi ynë
Bilanci demografik kombëtar i ISTAT për vitin 2016 tregon se deri më 31 dhjetor të 2016 në Itali janë rezidentë 448.407 emigrantë shqiptarë e numri i tyre për shkak dhe të marrjes së nënshtetësisë italiane është reduktuar me -4.1 % në krahasim të një viti më parë. Në Itali jetojnë mbi 5 milionë shtetas të huaj nga 200 kombësi të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0043349266052246