Shqiptarët, kosnumatorët më të mëdhenjë të ullinjëvë në botë dhë konsumorët më pakët të alkolit në Europe.
Këto janë dy të dhënat e fundit nga studimet që janë bërë nga Këshilli Ndërkombëtar të Ullirit dhe Organizata Botërore e Shëndetit dhe Eurobarometrit.
Sipas raporteve shqiptarët konsumojnë rreth 10.7 kilogram ullinjë, dhe vetëm 5 litra alkolë për frymë në vit.
Shqiptarët lënë pas në renditje, me diferencë të theksuar vendet e tjera si Algjeria, me 6.2 kilogramë për frymë, por edhe Spanjën që njihet si prodhuesi më i madh dhe konsumatori më i madh i ullirit.
Ndërkohë Grekët konsumojnë vetëm 1.8 kilogramë në vit.
Vendi që konsumon më pak alkool në Europë është Maqedonia, me më pak se 2 litra për frymë në vit dhe nw vend tw dyt renditet Shqipwria.
Raporti e lidh konsumin e ulët të alkoolit në këto dy vende me faktin që ato kanë një peshë të lartë të popullsisë myslimane.
Sipas OBSH, në Shqipëri 30% të konsumit të alkoolit e zë birra, 20% vera dhe 50% pijet e tjera alkoolike.
Ndërsa vendet që janë konsumatorët më të mëdhenj janë Bjellorusia, Moldavia, Lituania, Rusia me rreth 17-18 litra për frymë në vit.
Në Bashkimin Europian, konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit janë Austria, Belgjika, Republika Çeke, Islanda, me rreth 14-15 litra për frymë në vit.