INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët konsumojnë më pak se vendet e Europës

Shqiptarët konsumojnë më pak se vendet e Europës

Publikuar më: 09:54 08-01-2018

Il Sole 24 Ore ka publikuar hartën e të ardhurave për frymë dhe konsumit, duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ku vendi ynë rezulton në nivelet më të ulta në Europë. Më mirë jetojnë vendet skandinave e më keq ato të Europës lindore. Renditja e konsumit kryesohet nga Norvegjia që e ka dhe më të lartë konsumin se mesatarja europiane që është 98%. Norvegjia ka vlerën e konsumit 133% të mesatares europiane, e ndjekur nga Luksemburg me 132 dhe Zvicra me 128. Ndërsa Shqipëria rezulton me konsumin më të të ulët në Evropë me 37% të mesatares europiane, madje është më e distancuar e se Maqedonia dhe Bosnja që kanë nivel mbi 41%. Në hartë spikat Italia, që përfaqëson fiks vlerën mesatare europiane 98.

Ndërsa vendi i parë Evropian me prodhimin e brendshëm për frymë më të lartë se të tjetër është Luksemburgu me 258% të mesatares europiane dhe me të paktën 75% diferencë me Irlandën që e ka 183% dhe Zvicër me 161%. E fundit sërish në Europë në lidhje me nivelin e ulët të prodhimit të brendshëm bruto është Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0018520355224609