INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët ''lepuj'', ndihen më të pasigurtit në rajon

Shqiptarët ''lepuj'', ndihen më të pasigurtit në rajon

Publikuar më: 10:45 27-07-2018

Shqiptarët janë populli më i frikësuar në Ballkan. Pasiguria rritet më shumë gjatë orëve të natës, pasi i tremben incidenteve të ndryshme. Ata kanë frikë mos bien pre e grabitësve apo kriminelëve. Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë dhe jemi shumë pranë vendeve të botës së tretë, si Bolvia apo Siera Leone. 

Po në rajon më trima dhe më të sigurt ndihen serbët dhe renditen në vendin e 82-të më pas vijnë banorët e Bosnje dhe Hercegovinës e më tej ata të Malit të Zi. Në studim nuk janë përfshirë vendet ku ka luftë dhe konflikte të brendëshme. Ndërsa në botë banorët që ndihen më të sigurt janë ata nga Singapori dhe më “lepujt” janë ata 44 në Venezuela, që në fakt në këtë vend stukturat policore janë të dobëta ose thujase inekzistente.
Në shumicën e shteteve të zhvilluara ekonomikisht me sundim të fortë të ligjit, banorëve thonë se ndihen të sigurt dhe nuk e kanë fare problem të ecin vetëm edhe gjatë natës. Kjo përgjigje është pothuajse universale në Singapor dhe në shumë vende të Evropës Perëndimore. Habit SHBA pasi është shumë më poshtë në listë afër shteteve të botës së tretë.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417