Viti jubilar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mblodhi mbrëmjen e sotme në një koncert të madh festiv emrat më të sukseshëm të artit shqiptar në botë nën moton "Bashkuar në muzikë në kujtim të Skëndërbeut".
Në koncertin e mbajtur në selinë e shenjtë, i organizuar nga përfaqësia diplomatike e shtetit shqiptar në Vatikan, dhuruan performanca fantastike këngëtari Ermal Meta, Elhaida Dani dhe sopranoja Inva Mula.
Në këtë atmosferë terësisht shqiptare nuk kishte si të mungonte tenori Ramë Lahaj me këngën mbarë popullore "Rrjedh në këngë e ligjërime".
Lorik Cana u shfaq në skenë me një interpretim mbresëlënës. Pjesë e koncertit ishin dhe Dua Lipa, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Eno Peci dhe Erza Muqolli.
Siç duket ashtu si të gjithë të pranishmit edhe Dua Lipa është mahnitur nga performanca e Inva Mulës dhe Olen Cezarit e “magjinë” e tyre e ka shpërndarë për miliona ndjekësit e saj në Instagram.
Pasi këndoi “Homesick”, Dua Lipa, së bashku me artistët e tjerë, ka kënduar këngën e famshme shqiptare “Lule Borë”.
Krenarë që artistë të tillë kanë prejardhje shqiptare!
Inva Mula emocionoi të pranishmit me këngën “Moj e bukura Arbëri”.
“Rrjedh në këngë e ligjërime” ishte kënga me të cilën tenori Ramë Lamaj drithëroi sallën.
Më e vogla e artistëve, Erza Muqolli performoi këngën “Hallelujah”. Ermal Meta emocionoi me këngën “Non mi evete fatto niente”.