INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët “mbajnë dietë” për të kursyer para, të parët në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 08:31 28-08-2018

Varfëria bën që shqiptarët të lënë barkun bosh, me qëllim që të kursejnë ndonjë lekë. Janë jo pak po 38% e shqiptarëve që thonë se kanë blerë më pak fruta dhe perime për të kursyer para dhe 46% e tyre kishin blerë më pak mish nga se ju nevojitej për të njëjtën arsye. Këto të dhëna kanë dalë nga anketën e cilësisë së jetës së Komisionit Europian.

Përqindja e të anketuarve që iu janë përgjigjur me po pyetjes nëse kanë blerë më pak perime dhe fruta, por edhe mish, është më e larta në Shqipëri nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe nga shtetet kandidate për tu anëtarësuar.
Në krahasim me vendet e rajonit, diferenca është e konsiderueshme. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, ku vetëm 28% e të anketuarve u përgjigjën se kanë blerë më pak perime dhe fruta që të kursejnë para, dhe 35% e tyre pohuan se kursyen tek racioni i mishit. Në Malin e Zi dhe në Serbi, përqindja e të anketuarve që thanë se kursyen tek blerja e frutave dhe perimeve është përkatësisht 15-16%.
Suedia me sa duket është vendi më mirëqënie më të lartë pasi ka përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë pohuar se kanë kursyer te blerja e frutave dhe perimeve, me vetëm 3%. Ndërsa më e larta ka qenë në Rumani, ku sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, përqindja e të pyeturve që kanë kursyer te frutat dhe perimet është 29%.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777