INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët mbi gjithçka duan më shumë paratë

Shqiptarët mbi gjithçka duan më shumë paratë

Publikuar më: 12:55 05-05-2016

Ndryshe nga banorët e shteteve të tjera të Ballkanit apo Evropës, shqiptarët në vend të kenë prioritet përkujdesjen për shëndetit, edukimin apo sigurinë kanë më shumë paratë. Ndërsa vendet e zhvilluara kanë më shumë prioritet të marrin kënaqësi nga jeta.
Të dhënat janë publikuar nga një sondazh i realizuar nga Organizata Amerkane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Pyetja për shumë banorë të botës ishte: Çfarë vlen më tepër në jetën tende?
Edhe pse ka patur disa alernativa, kur janë pyetur shqiptarët kanë thënë se parësore janë paratë.
Në studim ishin 180 shtete dhe rezultojnë 11 tema të konsideruara më thelbësore, në fushën e kushteve të jetesës dhe cilësisë së saj.
Temat sipas Monitor ishin: siguria, shtëpia, puna, të ardhurat, balanca jetë-punë, kënaqësia nga jeta, shëndeti, edukimi, qeverisja, komuniteti dhe mjedisi.
Në Europë, Britania e Madhe, Suedia, Gjermania, Finlanda dhe Polonia zgjedhin kënaqësitë nga jeta si prioritet. Ndërsa shëndetin e kanë vlerësuar shtete si Rusia, Norvegjia, Islanda, Franca dhe Austria.
Qipro ishte i vetmi shtet në Europë që njerëzit zgjedhin balancën jetë-punë, si prioritetin e tyre më të lartë. Po vetëm Ukraina dhe Shqipëria vlerësojnë të ardhurat dhe pjesa tjetër e vendeve ballkanike konsiderojnë prioritet shëndetin.
Në SHBA, prioritet konsiderohet kënaqësia nga jeta, shëndeti dhe mjedisi. Tjetër panoramë vihet re në Amerikën e Jugut, në të cilën çështjet që shqetësojnë më tepër janë edukimi, siguria, shtëpia dhe kënaqësia nga jeta.

Article Logic
Execution time: 0.0021648406982422