INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët më pak makina në Europë, më pak dhe se Kosova e Maqedonia [FOTO]

Shqiptarët më pak makina në Europë, më pak dhe se Kosova e Maqedonia [FOTO]

Publikuar më: 09:55 15-05-2017

Shqipëria e fundit në Europë për numrin e makinave për mijë banorë. E kjo shifër e rëndin vendin tonë edhe pas Maqedonisë si dhe shtetit më të ri në rajon Kosovës. Me gati gjysmën e popullsisë që jeton në fshat, shqiptarët renditen si populli i fundit në Europë për sa i përket numrit të veturave për 1000 banorë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor, në Shqipëri ka rreth 400 mijë vetura që paguajnë siguracion dhe kryejnë kontroll teknik, apo rreth 140 automjete për 1000 banorë.
Ky tregues është më i ulëti në Europë, sipas të dhënave krahasuese publikuara nga Nationmaster dhe Eurostat. Shqipërisë ia kalon edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë gati 150 automjete për 1000 banorë.
Shqipëria mban dhe një tjetër rekord, atë të automjeteve të vjetra, teksa mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura.
Sipas INSTAT, që prej vitit 2013, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina, ku rekordin e ka shënuar 2013, me rreth 44 mijë të tilla. Por, të dhënat e vitit 2013 nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se nga 44 mijë makina të importuara gjithsej, 80% e tyre ishin më të vjetra se 10 vjet.
Së fundmi, qeveria ka miratuar një strategji që të gjitha makinat që qarkullojnë në vendin tonë dhe rezultojnë të jenë me prodhim para vitit 1995 të dalin gradualisht nga qarkullimi.

shqipwria.png

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504