INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët me produktivitetin më të ulët në Evropë, 40% e fuqisë punëtore ka emigruar

Shqiptarët me produktivitetin më të ulët në Evropë, 40% e fuqisë punëtore ka emigruar

Publikuar më: 14:51 13-08-2018

Shqiptarët nuk janë produktivë në punë, përkundrazi në një raport të Bankës Botërore thuhet se Shqipëria ka nivelin më të ulët të produktivitetit të punës se në çdo vend tjetër të Europës Lindore. Situata aktuale nuk shfaqet optimiste në raport, madje sipas publikimit të Bankës Botërore, vendi ynë është nën një kërcënim të mëtejshëm, pasi popullsia po plaket.  Ekspertët e Bankës lajmërojnë se ikjet e mëdha jashtë vendit nënkuptojnë se një pjesë e fuqisë produktive të punës është larguar. Sipas BB, migrimi jashtë vendit është bërë një strategji e rëndësishme për punësimin, por kjo do të ndikojë negativisht në rritjen e produktivitetit në Shqipëri në afat të gjatë. Banka Botërore evidenton se, numri i emigrantëve shqiptarë u rrit më shumë se trefish gjatë dekadave të fundit, shifër kjo më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Bosnjë - Hercegovinës. Por ajo që është shqetësuese për vendin tonë, është largimi i individëve me arsim të lartë. Në raport thuhet se Shqipëria përjetoi ikje të konsiderueshme të punonjësve të kualifikuar me rreth 40% të fuqisë së arsimuar, e cila ka emigruar sipas kësaj banke( 0.2 milionë emigrantë u larguan në vitin 1990 dhe në vitin 2017 u larguan 1.05 milionë). Por,  emigrantët e kualifikuar nuk mund të zëvendësohen lehtë nga punëtorët e mbetur, pasi arsimimi i brezit të ri kërkon kohën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0026900768280029