INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët më të pasigurtit në Europë për vendin e punës...[VIDEO]

Publikuar më: 08:32 22-08-2018

Klima ekonomike, por dhe moszbatimi i kodit të punës, bën që shumë shqiptarë të kenë frikë në lidhje me humbjen e vendit të punës. Janë jo pak por gati 1 e 3 e tyre, që janë përgjigjur se kanë gjasa se mund të humbasin vendin e tyre të punës brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Kjo e dhënë ka dalë nga Anketa e Cilësisë së Jetës, e hartuar nga Komisioni Europian.

Sipas raportit Shqipëria ka marrë përqindjet më të larta në Europë në lidhje me pasigurinë e punonjësve për vendin e punës, me mbi 28%. Më pas renditen turqit me 23%. Kjo lidhet dhe me faktin se dhe sindikatat e punonjësve nuk janë shumë të forta dhe të strukturuara në këto dy shtete. Pasi ndodh krejt ndryshe në Gjermani dhe Maltë, pasi janë shtete, ku sindikata janë shumë të forta. Punonjësit e këtyre shteteve që mendojnë se mund të humbin vendin e punës janë shumë të paktë gati 5%. Vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE kanë përqindje më të lartë të të anketuarve që janë shprehur të pasigurte për punën e tyre. Maqedonia dhe Serbia, renditen pas Shqipërisë dhe Turqisë për numrin e lartë të të anketuarve që janë përgjigjur që kanë gjasa që ta humbasin vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Në të dy këto vende rreth 17% e të anketuarve janë shprehur të pasigurt. Përqindjen më të ulët në rajon e ka Mali i Zi, pra kanë më pak frikë.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486