INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët më të privilegjuarit e Italisë! Ja pse…[FOTO]

Shqiptarët më të privilegjuarit e Italisë! Ja pse…[FOTO]

Publikuar më: 16:15 31-10-2018

Komuniteti shqiptar në Itali përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Pas komunitetit shqiptar, renditet ai maroken, i cili përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje në 35 qytete të Italisë.
Komunitetet e tjera janë të përqendruar në më pak qytete. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti italian i statistikave, ISTAT, komuniteti ukrainas përbën shumicën e të huajve në 5 qytete, ndërsa komunitetet e tjera janë të përqendruar në 2 ose 3 qytete.
Për të pasqyruar përqendrimin e të huajve në Itali sipas komuniteteve që përbëjnë shumicën, Il Sole 24 ka ndërtuar një hartë, sipas shumicës së qytetarëve të huaj të pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Komuniteti shqiptar identifikohet me ngjyrën blu, pjesa më e madhe është e përqendruar në Italinë Qendrore dhe në Veri. Ndërsa në jug ata përbëjnë shumicën vetëm në 5 qytete të Italisë.
Të huajt në Itali me leje të rregullt qëndrimi janë rreth 3 milionë e 700 mijë.
Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit.
Në disa prej qyteteve më të mëdha ka përjashtime. I tillë është rasti i Milanos, ku janë përqendruar më së shumti komuniteti egjiptian ose i Romës, e cila së bashku me Cagliari kanë më shumë të përqendruar komunitetin e filipinasve. Në provincat e Palermos dhe Venecias, qytetarët e Bangladeshit përfaqësojnë shumicën e të huajve me leje të rregullt qëndrimi. Në Firence, megjithatë, së bashku me qytetin fqinjë të Pratonit, kinezët përbëjnë shumicën e të gjithë të huajve të pajisur me leje qëndrimi, shkruan Monitor.
Vetëm në dy provinca shumicën e komunitetit të huaj të pajisur më shumë me leje qëndrimi, amerikanë dhe moldavë, si shumicë nga komunitet e tjera.

hrts.png

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934