INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët më të varfërit e Ballkanit, nuk kanë para as për ushqime

Shqiptarët më të varfërit e Ballkanit, nuk kanë para as për ushqime

Publikuar më: 10:11 08-07-2019

Varfëria është ulur këmbëkryq tek familjet shqiptare. Gjatë vitit 2018 gati një e treta e familjeve shqiptare janë ndeshur me probleme për të përmbushur nevojat bazë për ushqim dhe veshmbathje.

Është ky realiteti që pasqyroi anketa e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit.

Sipas të dhënave Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk sigurojnë dot jetesën bazë.Dhe kjo përqindje është gati sa dyfishi i Ballkanit.

Nga anketa rezultoi se 31% e familjeve shqiptare kishin patur vështirësi për të siguruar ushqim dhe veshmbathje. Kjo përqindje ishte sa dyfishi i Serbisë me 17% e cila renditet e dyta pas Shqipërisë për nivelin e lartë të familjeve që nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës.

Më tej kjo përqindje vjen e ulët në vendet e tjera të Rajonit. Në Kosovë dhe në Malin e Zi, me 14 për qind. Ndërsa niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnjë ku vetëm 8 për qind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për furnizimit bazë dhe pas saj Maqedonia me 13 për qind.

Përqindja e familjeve që nuk përballonte nevojat bazë u rrit më tej gjatë vitit 2018 në raport me vitin 2017 ku 25 % e familjeve kishin pohuar vështirësitë për artikujt bazë.

Edhe të dhëna të tjera për shpenzimet e konsumit tregojnë realitetin e trishtë, ku pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se të gjithë për ushqime, një tregues i të ardhurave të ulëta në raport me fuqinë blerëse.

Article Logic
Execution time: 0.00205397605896