INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët ndër të parët që kërkojnë azil, po të fundit që e përfitojnë!

Shqiptarët ndër të parët që kërkojnë azil, po të fundit që e përfitojnë!

Publikuar më: 14:10 19-04-2018

Me mijëra shqiptarë aplikojnë në shtete e zhvilluara për azil, por vetëm një numër shumë i reduktuar e fiton atë. EUROSTAT ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit që iu është siguruar mbrojtja në vitin 2017 dhe shqiptarët rezultojnë të fundit. Sipas raportit në 2017-n, mbi 22 mijë shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në shtetet e BE-së, por vetëm 5% e tyre e përfituan.

Analiza e Eurostat, thotë se shanset që azilkërkuesve shqiptarë t’iu sigurohet mbrojtja në një nga vendet anëtare janë të ulta, duke qenë se Shqipëria është një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe nuk është e përfshirë në konflikte.
Ndërsa siranë kanë përfituar azil afro 94% e tyre.
Po me sa duket vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë ulur numrin e pranimeve legale, pasi në total siguruan mbrojtje për 538 mijë azilkërkues në 2017-n, me një rënie prej 25% krahasuar me 2016-n. Shteti që ka garantuar më shumë leje qëndrimi apo thënë ndryshe azil vijon të jetë Gjermania.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611