INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët ndryshe nga europianët, i shpenzojnë paratë për të mbijetuar jo për argëtim

Shqiptarët ndryshe nga europianët, i shpenzojnë paratë për të mbijetuar jo për argëtim

Publikuar më: 09:31 31-07-2018

Për çfarë i shpenzon paratë një familje në Europë?! E para është plotësimi i nevojave bazë për ushqim. Më pas banesa (uji, energjia, gazi etj) e më pas transporti e nëse mbeten për kafe e argëtim.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për shpenzimet familjare të vendeve të BE-së, që i përkasin vitit 2016.

Monitor i ka krahasuar këto të dhëna me ato të INSTAT për Shqipërinë po për vitin 2016.

Për familjet shqiptare është e dukshme që pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer. Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.2% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale.

Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje dhe ndonëse për veshjet nuk kursehen, për të tjerat e mbledhin rripin. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%.

Edhe për restorante, europianët harxhojnë 8.5% të parave, nga 3.6% për shqiptarët.Ndonëse Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet që ka numrin më të madh të bareve në raport me popullsinë, pjesa më e madhe e konsumatorëve duket se ulen sa për një kafe. Nga ana tjetër dhe aktivitetet kulturore janë të varfëra.

Për argëtim dhe për të dalë në kafe e restorante, europianët shpezojnë në total 17.1% të buxhetit, ndërsa shqiptarët vetëm 7.4%Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 4.4% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.2%.Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.4% në Shqipëri dhe 3.9% në vendet e BE-së.

Kategoria ku “konkurrojmë” janë shpenzimet për veshje dhe këpucë, me 4.8% të shpenzimeve, nga 4.9% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154