INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët në 2 vjet kërkuan azil më shumë se në 30 vitet bashkë

Shqiptarët në 2 vjet kërkuan azil më shumë se në 30 vitet bashkë

Publikuar më: 16:36 26-05-2016

Shqiptarët kanë kapur shifrat rekord për azil me 86.000 kërkesa vetëm në dy vjet. Kanë qëndruar në krye të listës për kërkesat e azilit në Gjermani dhe Holandë.

ABC News ka siguruar të dhëna nga zyra e statistikave europiane EUROSTAT, për të krahasuar këto vite me vitet paraardhëse.
Por krahasimi i shifrave ka kaluar çdo pritshmëri, pasi Shqiptarët në dy vitet e fundit kanë qenë më të shumtë në numër sesa 3 dekada marrë sëbashku. Në vitin 2014 dhe 2015 ka patur 86.000 kërkesa për azil, krahasuar me 64.000 kërkesa nga 1985 deri në 2013.

Kjo bën që në vetëm dy vitet e fundit ka patur 23.415 kërkesa me shumë sesa 3 dekadat paraardhëse.
Pavarësisht që shanset për azil në vendet të Europës janë pothuajse zero dhe thirrjeve për të mos ikur nga Shqipëria, situata nuk ka ndryshuar për mirë. Muajt e kaluar në Gjermani kishte një rritje të lehtë të kërkesave të azilit dhe në Holandë shqiptarët kaluan dhe sirianët.
Gjithësesi të dy vendet, ku fenomeni i kërkesave të azilit nga shqiptarët ndjehet më shumë, kanë organizuar fluturime me deportime të detyrueshme duke kthyer mbrapsht shumë shqiptarë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024559497833252