Ka vetëm pak minuta që ka nisur ndeshja e shumëpritur Shqipëri- Zvicër dhe skuadra shqiptare ka pësuar golin e parë në minutën e pestë. Ishte Fabian Schaer ai që shënoi golin e parë për Zvicrën nga një goditje këndi. Kjo ndeshje e Kombëtares po pritej gjithë emocion edhe për faktin se të dyja skuadrat dominohen nga futbollistët shqiptarë në formacionin e tyre, por nuk nisi siç pritej.
Megjithatë, këndimi për herë të parë i himnit shqiptar në një kampionat evropian, ishte një moment shumë prekës, me futbollistët shqiptarë, trajnerin De Biasi, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, që këndonin njëzëri himnin shqiptar.